Mbreti i Spanjës, Felipe VI ka dënuar organizatorët e referendumit për pavarësi të Katalonjës se e kanë vënë veten e tyre “jashtë ligjit”.
Në një fjalim drejtuar kombit përmes TV , ai tha se situata në Spanjë është “ekstremisht serioze” dhe bëri thirrje për unitet.
Qindra mijëra njerëz në Catalonia kanë protestuar kundër dhunës së policisë Spanjollëgjatë votimeve të të Dielës, ku rreth 900 njerëz u plagosën.
Qeveria qendrore e Madridit e ka përshkruar referendumin si të paligjshëm.
Gjatë votimeve, edhe 33 oficerë policie u plagosën- sipas spitaleve lokale.
Veritas.com.al/