Kryeministri i vendit, Edi Rama deklaroi se reforma në drejtësi, e nisur një dekadë më parë, ka sjellë një ndryshim të thellë në sistemin e drejtësisë shqiptare, duke theksuar se gjatë këtyre viteve janë evidentuar si rezultate, ashtu edhe dobësi e deformime.
“Dhjetë vjet më parë, në 2016, Kuvendi i Shqipërisë ktheu në akt aspiratën më të guximshëm të programit tonë për një rilindje kombëtare, Ndryshuam kushtetutën dhe ligjëruam çlirimin e drejtësisë nga pushteti politike pas një varësie kronike, që kishte zgjatur qysh nga themelimit i shteti shqiptar që nga 1912. Reforma në drejtësi e shembi ngrehinën e vjetër të pushtetit gjyqësor dhe ngrit një arkitekturë krejt të re.
Pas dhjetë vejtsh kemi parë, dëgjuar dhe mësuar shumë. Kemi parë forcën e reformës dhe dobësitë që dolën në përballje të realitetin. Kemi parë rezultate që dikur dukeshin të pamundura por as nuk imagjinoheshin dot, por kemi parë edhe dështime dhe deformime që nuk mund të fshihen pas rezultateve.
Megjithatë, përtej çdo vështirësi edhe peripecie. Barra e kthesës së madhe përmes reformës në drejtësia ia ka vlejtur të gjithë qiranë kur i thonë fjalës. Një fjali i përmbledh të gjitha të mirat e kësaj reforme, sa brutale aq dhe dobiprurëse: Dhjetë vjet shembën kultin 100-vjeçar të pandëshkueshmërisë.
Komente