
Ka dështuar mbledhja e komisionit për reformën zgjedhore. Bashkëkryetari i komisionit është larguar nga mbledhja e komisionit, pas pushtimit që deputetë të Foltores I bënë sallës, ku pritej të mbahej kjo mbledhje.
Në një prononcim të shkurtër për mediat ndërsa largohej nga sallë, Gjiknuri u shpreh I vendosur se kriza e opozitës, nuk do e pengojë reformën zgjedhore, nuk dha një përgjigje konkrete nëse edhe për këtë mbledhjet do të kalojnë online, sic është vepruar me komisionet e tjera.
“Kriza e opozitës nuk do bllokojë reformën. Edhe Alibeaj sic duket nuk e kanë lejuar të vijë për shkak të akteve vandale. Cdo gjë do njoftohet në kohën e duhur, reforma do ecë përpara.” u shpreh Gjiknuri.