Zonja Yuri Kim, ambasadore e Shteteve te BAshkuara ne Tirane, u ka bere apel edhe një herë kryetarëve të dy partive më të mëdha në vend që tu përmbahen angazhimeve të marrëveshjes së 5 qershorit për reformën zgjedhore.
Me anë të një postimi në Twitter, Kim shprehet se angazhimet, propozimet dhe kundër-propozimet duhet të jenë në mirëbesim. SHBA i mbështet në hapat e tyre, por iu kujton se ata janë pala përgjegjëse.
Postimi i plotë:
“Ne i kujtojmë kryeministrit Edi Rama, Lulzim Bashës dhe të gjithë udhëheqësve të tjerë të gjitha angazhimet që ata kanë bërë në lidhje me marrëveshje e 5 qershorit dhe çdo masë përtej kësaj. Angazhimi, propozimet dhe kundër-propozimet duhet të jenë me mirëbesim. Gjithmonë do të ju mbështes, por JU – udhëheqësit – jeni pala përgjegjëse” shkruan ajo në twitter.
VERITAS.COM.AL