Sa më shumë gra bjnë hapa drejt për të dhënë dëshmi publike rreth abuzimeve në krahë të pushtetit të Hollywood- Harvey Weinstein, Ben Affleck, Roy Price, shef i  “Amazon Studios’ – akoma më shumë gra po vijnë të dëshmojnë.

Për të qeshur se si ndodh kjo. Dhe ndodhi që të Premten në mëngjes (sot, 13 tetor) fituesi tre herë i Çmimit Oscar, Oliver Stone i është shtuar listës.

Shkruan ‘New York Daily News’:

Carrie Stevens, një ish bashkëpunëtore  në ‘Playboy’ pohon se para 26 vjetësh, kur ajo ishte vetëm 22 vjeç, Oliver Stone, i kapi gjoksin në një festë.

“Aio ishte vërtet kryelartë, kishte një grin në fytyrë sikur po shkonte diku me diçka”, tha për “The News” Stevens e cila në atë kohë ishte 22 vjeç.

Në atë moment Stone “u lëshua dhe ulëriti sikur t’i binte burive”, tha ajo, duke e përshkruar si “një djalë i pa rritur në një shkollë fillore që pa gjë të keq të fut duart në sutjena”.

Stevens tha se ishte e rrethuar nga njerëz të tjerë, por askush nuk tha gjë.

“Kjo është çfarë ndodh në Hollywood. Kjo është arsyeja pse gjërat duhet të ndryshojnë. Ky është Oliver Stone. Askush nuk tha asgjë”, tha ajo për “The News”.

Stone ishte gjithashtu nën goditje pasi refuzoi të dënojë Harvey Weinstein. “Unë jam i besimit se ju duhet të prisni derisa gjërat të shkojnë në gjykatë”, tha Stone në prag të një festivali filmi në Kore. Pas minuta më vonë ai shkroi në ku kërkoi falje për injorancën:

“Kam qenë në udhëtim gjatë ditëve të fundit dhe nuk isha i vetëdijshëm për të gjitha këto gra që erdhën në New York Times dhe dëshmuan historitë e tyre.

Pasi pashë se çfarë është raportuar në shumë publikime gjatë dy ditëve të fundit, jam i tmerruar dhe përkrah kurajën e të gjitha grave që bënë hapa për të raportuar abuzimet seksuale dhe përdhunimet.

Prandaj do të shpëtoj veten nga seria e filmave “Guantanamo”derisa ‘Weinstein Company’ është e ngatërruar në këto gjëra”.

Veritas.com.al/