Një samit kyç i Bashkimit Europian mund të përfundojë pa marrëveshje për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve mbi mënyrën si të trajtohet çështja e emigrimit të parregullt.
Italia- pika hyrëse e mijëra e migrantëve, kryesisht nga Afrika, thotë se do të vendosë veto mbi deklaratën e përbashkët nëse nuk gjendet zgjidhje.
Liderët po diskutojnë pika të nxehta gjatë darkës.
Italia kërkon që vende të tjerë të ndajnë barrën e emigrantëve. Kancelarja gjermane, Angela Merkel ka thënë se çështja mund të jetë një moment përcaktues për fatin e BE.
Zonja Merkel ndodhet nën presion që të dalë me një marëveshje për të parandaluar ardhjet e reja të emigrantëve.
Ministri i Brendshëm, Horst Seehofer, nga koalicioni Bavarez i CSU, i ka dhënë afat deri këtë javë. Ndryshe- ka thënë ai- do të nisë kthimin prapa që në kufi të emigrantëve që do të mbërrijnë.
Veritas.com.al/