NATO ka dënuar shënjestrimin e Turqisë nga Irani, duke thënë se qëndron dhe mbështet të gjithë aleatët e saj.
Një zëdhënës i NATO-s tha se qëndrimi i aleancës për parandalim dhe mbrojtje mbetet i fortë në të gjitha fushat, duke përfshirë mbrojtjen ajrore dhe raketore.
Nga ana e saj Turqia ka paralajmëruar se kanë të drejtë të përgjigjen.
Ndër të tjera, Ankaraja deklaron: “Çdo hap i ndërmarrë për të mbrojtur territorin dhe hapësirën tonë ajrore do të jetë vendimtar dhe pa hezitim. Ju kujtojmë se rezervojmë të drejtën për t’iu përgjigjur çdo qëndrimi armiqësor ndaj vendit tonë”.
Komente