Matteo Renzi, ish kryeministër i Italisë, është kapur nga fotografët teksa bën pazar në shoqëri të gruas së tij Agnese në një supermarket në Pontassieve.
Është kjo skena e pazakontë për ish-kryeministrin italian, i cili dha dorëheqjen pak ditë më parë pas humbjes në referendum. Renzi është fotografuar ndërsa shtynte karrocën me biskota, detergjente, lëngje frutash, vezë dhe çokollatë dhe përdor si një ekspert “shtëpiak” lexuesin elektronik të kodeve për pagimin e faturës në kasë.
Ish-kreu i qeverisë italiane ka nisur një “jetë” të re, larg zhurmës së kryeqytetit dhe politikës po ashtu. Renzi është parë ndërkohë këto ditë të bisedojë me profesorët e djalit të tij, Emanuele, i cili studion në shkollë të mesme. Ai ka treguar me fakte se fraza e cituar nga ai në asamblenë e PD-së (“Duhet të kthehemi mes njerëzve në teren”), nuk ishte një flajë boshe.