(FOTO: Paul Rayan)/

Liderët përfaqësues të Republikanëve në Kongres thanë të Martën se përsëri do të tentojnë të shfuqizojnë dhe zëvendësojnë “Obamacare’ pasi Shtëpia e Bardhë nuk arriti të mbledhë mjaftueshëm vota në fillim të javës.  “Fakti që konferenca jonë është më e vendosur se kurrë që të shfuqizojë këtë ligj, është shumë inkurajues. Ne nuk do të ndalemi deri sa kjo të bëhet”- tha lideri i maxhorancës në Kongres Kevin McCarthy pas takimit.

Zëdhënësi i Kongresit, Paul Ryan iu tha reporterëve se nuk mund të japë ndonjë afat se kur mund të kalojë legjislacioni, sepse “duam që ta bëjmë atë drejt”.

/Veritas.com.al/