KUKËS- Reshjet e para të dëborës kanë përfshirë disa zona të Kukësit në lartësitë 900 metra mbi nivelin e detit.

Aktualisht nuk ka probleme në qarkullimin e mjeteve, në furnizimit me energji elektrike apo dhe ujë të pijshëm.

Kompanitë sipërmarrëse që mirëmbajnë rrugët nacionale janë në terren dhe gatishmëri për ndërhyrje nëse do të jetë e nevojshme.