Reshjet e shiut që kanë nisur në gjithë vendin prej ditësh, kanë bërë që situata hidrike në vend të normalizohet. Liqeni i Fierzës i ka ndjerë më tepër reshjet, pasi niveli i ujit në basen është rritur me 4 metra.
Kuota aktuale e liqenit është 263.04 metra nga 296 metra që është kufiri maksimal i lejuar. 6 ditë më parë niveli i ujit në Fierzë ishte 259.53 m dhe prurjet ishin 100 metër kub në sekondë. Ky ishte niveli më u ulët historik në 20 vitet e fundit.
Për shkak të shirave që kanë përfshirë veriun dhe gjithë pjesën tjetër të vendit, prurjet e lumenjve në liqen janë rritur duke shkuar në 800 metër kub në sekond. Heci i Fierzës nuk prodhon energji aktualisht me qëllim ruajtjen e rezervave ujore.
Situata aktuale në kaskadën e lumit Drin – 02.04.2022
Prurjet natyrore në kaskadë janë:
- HEC Fierzë 800 m3/s
- HEC Koman 650 m3/s
- HEC Vau i Dejës 120 m3/s
Nivelet në liqenet e Kaskadës së Drinit janë:
- Hec Fierzë 263.12 mmnd,
- Hec Koman 173.10 mmnd,
- Hec Vau Dejës 74.80 mmnd
Prodhimi ditor në të tre HEC-et është: 15,993 MWh (ditor)
Rezerva Energjitike është: 350GWh