Amerika tani e ka temë të vetën Revolucionin, i cili do të “do të bjerë si një kosë mbi bar”, ka thënë Steve Bannon, ish- shefi i këshilltarëve të Donald Trump, gjatë shfaqjes së një filmi të ri.

Njeriu që besohet se solli Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë, paralajmëron gjatë dokumentarit- premiera e të cilit të Mërkurën në Festivalin e Filmit në Venecia- se “në qoftë se nuk lejoni, për disa arsye, shpërndarjen e pasurisë, atëherë do të përballeni me revolucionin në këtë vend”.

“Ne do të kemi një krizë tjetër financiare- kushdo që ka aq zgjuarsi e shikon se kjo po vjen”, tha Bannon për Errol Morris  në një seri intervistash për “American Dharma”.

Filmi është shfaqur në Venecia, ndërsa kritikët nxorën nga arkivat “22 Korrikun”, një rindërtim të sulmit pikëllues të vitit 2011 në Norvegji që u krye nga ekstremisti i të djathtës ekstreme, Anders Behring Breivik, në të cilin u therën 77 njerëz.

“Unë besoj se ju keni nevojë për ristrukturim radikal”, deklaroi Bannon.

“Kjo është pse Trump sot është president”, tha për Morris, që fitoi një ‘Oscar’për filmin rrëfyes “Reja e Luftës” që bën fjalë rreth arkitektit të luftës në Vietnam, Robert McNamara.

“Ishte e qartë si drita e diellit se dikush si Trump po vinte”, shtoi Bannon.

Strategjisti politik pohoi  një Trump “supersticioz” ishte nisur për një përplasje humbjeje në zgjedhjet e vitit 2016 kur ai mori drejtimin e fushatës.

Veritas.com.al/