Biznesmeni Rezart Taci për akuzat e ngritura nga SPAK ndaj tij për pastrim parash. Taçi thekson se nuk ka prova e fakte ndaj tij, dhe se do të ankimojë vendimin përmes avokatëve.

 Në një prononcim për “Albanian Post”, ai ka thënë se urdhër arresti është i pavlerë, pasi nuk ka asnjë provë. Biznesmeni deklaroi se do ta ankimojë menjëherë vendimin, dhe ka vënë në lëvizje avokatët e tij për këtë çështje.

“Unë nuk arrij ta kuptoj se si mund të nxirret ndaj meje një urdhër i tillë arresti. Nuk ka asnjë provë, asnjë fakt. Është një vendim tërësisht i pakuptimtë”.

Mbi lidhjen që pretendohet në shkresën nga SPAK, se ai ka me biznesmenin italian Francesco Zummo, sipërmarrësi ka thënë se ai as nuk e njeh 90-vjeçarin dhe nuk e ka idenë se kush është ai.

Rezart Taçi ka theksuar se nuk ndodhet në Shqipëri, por hapat e mëtejshëm do t’i ndjekin përfaqësuesit e tij ligjorë.