Escortë me motorë, kortezh me fishekzjarrë trengjyrëshe, si flamuri francez, pritje në La Rotonde. Po sikur Emmanuel Macron ta ketë marrë me shumë vrull, padurimi është një helm.

 Nga MICHEL RICHARD

Le Point

Emmanuel Macron, mbrëmjen e turit të parë e festoi fitoren me një banket në La Rotonde, një brasserie pariziene në Montparnasse, me tërë miqtë, bashkëpunëtorët dhe asistentët e tij… le të mos e marrim si një mungesë gustoje (kujtoni harbimin në Fouquet që e pagoi Nicolas Sarkozy), por a mos është pak si e parakohëshme të festohet kështu një fitore që do të arrihet gjithësesi pas pesëmbëdhjetë ditësh? A nuk është një lloj mendjemadhësie, madje ndoshta edhe guxim i tepruar? Sidoqoftë është ngutje, siç është tashmë e ngutur gjithçka në jetën tonë  politike.

Gjatë rrugës së shkurtër nga zyrat qendrore të tij deri në portën e Versajës ku do të mbante fjalimin, Emmanuel Macaron u trajtua si një president i zgjedhur: eskortë me motorë të policisë, kortezh me fishekzjarrë trengjyrëshe, makina me kamera të mediave që xhironin parakalimin siç qe xhiruar kthimi nga Château-Chinon në Paris i Miterranit apo parakalimi në Paris i Shirakut, në 1995, duke përshëndetur nga dritarja e makinës. A është akoma i nevojshëm turi i dytë kur të gjitha ritualet e shenjtërimit laïk të rishtarit të zgjedhur përdoren që në të parin?

T’i japësh kohë kohës

Padurimi është një helm. E mbajmë mend që e morëm të mirëqenë që fituesi në garën brenda të djathtës dhe qendrës ishte presidenti i ardhshëm i Republikës. Duhet t’i paraprijmë të gjithave? Punë e madhe nëse jeta e vërtetë që merr kohën e duhur, dhe shpesh e keqpërdor, i përgënjeshtron edhe parashikimet më të mençura. Jepini kohë kohës- përsëriste François Mitterrand. Nuk është ndonjë budallallëk i madh, konkretisht në fushën politike kaq e gatshme për të marrë zjarr dhe për t’iu nënshtruar pasioneve.

Respektoni thjesht datat e kalendarit, ritmet demokratike të parashikuara, ndër të cilat edhe pesëvjeçarin. Në të vërtetë, presidenti është zgjedhur për pesë vjet vetëm si iluzion optik. Në fakt, me zgjedhjet për kandidaturën brenda partive, fjala është për vetëm një katërvjeçar të mirë.

/Veritas.com.al/

https://youtu.be/haC4mIVpEJg