Prokuroria e Tiranës ka urdhëruar ekspërtim të ri mjeko-ligjor për kushërinjtë Bilbil e Jashar Maja që u dhunuan brutalisht nga anëtarë të fisit Rraja në korrik të këtij viti. Mësohet se do të jenë 3 mjekë të Institutit të Mjekësisë Ligjore që do të përcaktojnë shkallën e dëmtimit që kanë pësuar kushërinjtë Maja nga goditjet me shkopinj beizbolli e sende të tjera të forta.
Edhe pse policia e shtetit fillimisht referoi ngjarjen për plagosje të rëndë me dashje të kryer në bashkëpunim, prokuroria ndryshoi akuzën për anëtarët e fisit Rraja në plagosje e lehtë, pasi mjeku Elton Serani konstatoi se dëmtimet që pësuan ata nga goditjet nuk kanë qënë të rrezikshme për jetën. Sipas aktit mjeko ligjor dëmtimet e pësuara ditën që ndodhi sulmi hyjnë në kategorinë e atyre dëmtimeve të cilat kanë sjellë për pasojë humbjen e përkohshme të aftësisë për punë në masën 9 ditë.
Anëtarët e fisit Rraja dhunuan brutalisht kushërinjtë Jashar e Bilbil Maja pas protestës së këtyre të fundit kundër shpërthimeve me eksploziv të një guroreje në pronësi të të afërmëve të Rrahman Rrajës, që më pas dha edhe dorëheqjen nga mandati i deputetit, pas publikimt të pamjeve të dhunës. Mes dhunuesve u identifikuane edhe Rexhep Rraja, djali i ish-deputetit Rrahman Rrahja si dhe vellai i tij Flamur Rraja.