Kryeministri Edi Rama, ministrja për Arsimin dhe Sportin, Ogerta Manastirliu dhe kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ishin sot të pranishëm në përurimin e godinave 16 dhe 17 të konvikteve në Qytetin Studenti, të cilat tashmë janë me kushte bashkëkohore që nga dhomat e studentëve, sallat e leximit, internet falas etj.

Rikonstruksioni përfshin edhe rehabilitimin me efiçensë të Energjisë.

Në fjalën e tij kryeministri Rama u shpreh se këto godina mund të kategorizohen si të kategorisë “A” në çdo vend europian.

“Gjërat nuk arrihen sa hap e mbyll sytë, jo si komentet në FB apo fjalët në televizor që nuk kanë nevojë për kohë e nuk reflektojnë asnjë mendim të thelluar, por duan kohën e tyre. E bëmë me shpejtësi një rehabilitim të një numri godinash.

Duhet të ofrojmë kushte maksimale me kushtet më të mira në krahasim me kushtet e studentëve në BE. Është një konvikt që do të qëndronte në kategorinë A të çdo vendi në BE. Ka konvikte edhe në Paris e Londër që janë 4 vetë në një dhomë. Këtu çdo dhomë ka dushin e vet.

Kjo është një ambicie që me mundësive që rrisim çdo vit falë rritjes së ekonomisë, të bëjmë gjëra që i qëndrojnë për një periudhë të gjatë kohës, jo gjëra për sot e nesër.

Ndërkohë po në këtë qytet po ngrihet edhe Kolegji i Europës. Shqipëria është një histori suksesi, për të ardhur keq që për ata që nuk duan qeverinë, mohojnë faktin që Shqipëria që është vendi i përbashkët i të gjithëve pavarësish nëse janë jo me qeverinë, është një histori suksesi’, tha Rama.

 

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *