Rikthehen reshjet e borës në qarkun Dibër. Në rrugën nacionale Peshkopi-Tiranë, qarkullimi është i kalueshëm, ndërkohë që vende-vende është i detyrueshëm përdorimi i zinxhirëve.
Trashësia e borës në zonat malore i kalon 20cm. Disa rrugë rurale që lidhin njësitë administrative, janë të kalueshme vetëm me zinxhirë, Ura e Çerenecit-Librazhd dhe rruga Peshkopi-Kukës.
Po ashtu edhe qarku i Korçës është përfshirë nga reshje borë, ndërkohë që në disa akse rekomandohet qarkullimi i mjeteve me zinxhirë ose me goma dimërore.