Linjat e trageteve Durrës-Bari-Durrës dhe Vlorë-Brindisi-Vlorë janë pezulluar për këtë të hënë, për shkak të motit të keq.

Dy tragetet që kanë mbërritur sot në mëngjes nga Bari në Durrës nuk do të mund të lundrojnë sonte drejt brigjeve italiane.

Sipas Drejtorisë së Përgjithshme Detare, bregdeti shqiptar do të përfshihet nga era me shpejtësi deri në 33 milje në orë dhe lartësia e dallgës së detit arrin në 2.8-3.5 metër dhe forca e detit 5-6  deri 7-8 ballë.  Për pasojë ndalohet dhe lundrimi i mjeteve te vogla lundruese dhe anijeve të peshkimit.

Kushtet e motit pritet të përmirësohen në datën 9  shkurt.