David Cameron ka bërë sot një nga rikthimet më të bujshme në politikën e vijës së parë në Britaninë e Madhe, duke u ulur në karrigen e Sekretarit të Jashtëm.
Në një kthesë dramatike të realiteti politik në Londër, ish-kryeministrit 57-vjeçar do të zëvendësojë James Cleverly, i cili ka marrë postin e Sekretarit të Brendshëm pas largimit të Suella Braverman.
Lëvizja shokuese për riorganizimin e kabinetit nga kryeministri Rishi Sunak, e sheh Cameron sërish në politikën aktive, pasi kishte dhënë dorëheqjen si kryeministër në vitin 2016.
Ashtu siç kishte premtuar pas referendumit të Brexit, ku kauza e tij për të mbajtur Britaninë e Madhe në Europë humbi, Cameron u largua nga politika pasi dha dorëheqjen edhe si deputet nën qeverinë e Theresa May.
Ish-kryeministri u pa duke hyrë në Doëning Street mëngjesin e sotëm, pasi pak më herët ka marrë titullin Baron i Përjetshëm nga Mbreti Charles III.