(FOTO: Francois Fillon, kandidat i Francës për President)/

Kandidati për president i Francës, Francois Fillon tha se mund të tërhiqet nga gara, në qoftë se do të akuzohet nga prokurorët për përfitime të parregullt financiare nga gruaja e tij.

Fillon, duke folur për kanalin francez TF1, tha se nuk ka asgjë të parregullt ose të paligjshme rreth punësimit të gruas së tij, Penelope, si ndihmëse e tij parlamentare për shumë vjet.

Ai tha se “puna e saj ishte reale” dhe se do të sigurojë për hetuesit “të gjitha provat e nevojshme”. Por ai tha se nuk do të pranonte që këto të trajtoheshin në media.

“Vetëm një gjë mund të më ndalojë që të jem kandidat; Kjo është vetëm në qoftë se nderi im dëmtohet”, tha Fillon- një nga kandidatët kryesor që mund të jetë president i Francës në zgjedhjet e pranverës.

“Gjithnjë kam thënë se nuk do të isha i aftë për të qenë kandidat për president vetëm atëherë kur do të kishte prova se unë kam shkelur ligjin. Kjo nuk është një rast i tillë”- tha ai.

Fillon denoncoi kundërshtarët të cilët- siç tha- po sulmojnë gruan e tij që ta dëmtojnë tre muaj para raundit të parë të zgjedhjeve presidenciale.

“Unë do ta mbroj atë, unë e dua dhe do ta mbroj”- tha Fillon

/Veritas.com.al/