Krimi i kryer prej tij sot në mengjes, bëri bujë në mediat greke m. Një shtetas shqiptar, mbyti gruan pas një debati në shtëpi dhe më pas telefonoi policinë duke kallëzuar krimin.
Arsyeja fillestare, ishte një debat familjar dhe tashmë, dëshmia e tij e plotë është zbardhur.
“Isha i inatosur se më ofendoi. Më përmendi mamanë dhe e shau. E kapa nga fyti dhe e mbyta”.
Kështu mësohet se ka thënë shqiptari, i cili jetonte në Laconia.
Që prej çastit të vrasjes, ai e telefonoi vetë policinë.
“Më duket se kam vrarë gruan”.
Ky ishte mesazhi i vetëm që i dha qendrës operative ai.
Më pas, efektivët shkuan në vendngjarje dhe gjetën 36-vjeçaren, pa ndjenja. Me dërgimin e trupit të saj në spital, u mor edhe vërtetimi përfundimtar. Ajo, kishte ndërruar jetë.
Një foto e tyre është publikuar po ashtu nga mediat greke. Foto, e cila ishte shkrepur vetëm një ditë më parë dhe ishte postuar në median sociale Facebook.
Dy djemtë e tyre, tetë dhe dhjetë vjeç, gjendeshin në dhomën ngjitur në çastin e krimit.
Ndërsa, hetimet më të gjera mbi ngjarjen, vijojnë.
VERITAS.COM.AL