Nga Emanuel Ringot/
Po sikur të ketë një recetë magjike që çifti juaj të zgjasë pafundësisht? Ja teoria që ka postuar një bloger në forumin amerikan Reddit.
Ah dashuria! Kjo ndjenjë e nxehtë dhe ekzaltuese që na kap papandehur dhe na lë, gjithmonë papandehur, në dëshpërim. Po sikur të ekzistojë një recetë magjike për jetëgajtësinë e çiftit?
Gjithsesi kjo është teoria e një amerikani që na siguron se ka gjetur çelsat për jetën në çift në harmoni të përkryer dhe sidomos, që zgjat pafundësisht. Sepse është fakt që pas emocioneve të para, rutina ulet këmbëkryq në jetën e çiftit dhe ndjenjat bien. Si i bëhet për të mbajtur ndezur zjarrin e ditëve të para, që ai të zgjasë për gjithmonë?
Sipas një blogeri amerikan që përgjigjet me pseudonimin ckernan2, duhet aplikuar rregulli i 2-2-2. Një përdorues i Reddit, forumi i madh që i përgjigjet lloj lloj tipi pyetjesh – që nga ngjyra e një fustani të caktuar e deri te dilema më ekzistenciale – ka ekspozuar planin e vet të dashurisë. Ndërsa është martuar çprej më shumë se një viti, ai është gjithmonë në fazën e “muajit të mjaltit” falë këtij rregullit të famshëm të 2-2-2.
Si funksionon ky rregulli?
Në çfarë konsiston ky rregulli i 2/2/2? Duket sikur s’ka asgjë të koklavitur: duhet që çifti të dalë çdo dy javë, të parashikojë një fundjavë çdo dy muaj dhe të niset për pushime (minimumi) një javë çdo dy vjet. Nëse kjo mund të duket relativisht pak, në fakt, është më e komplikuar se ç’duket. Shpesh familja, miqtë e afërt apo fëmijët, janë pjesa që është e vështirë t’i shmangësh. Që rregulli të funksionojë, duhet që çifti t’i garantojë vërtet vetes çaste që t’i ndajnë veç mes tyre..
E kush s’e di se nuk mungojnë kurrë justifikimet për ta anashkaluar këtë tip takimi me gjysmën tjetër tënden: shumë punë, lodhje, ditëlindja e kushërirës… justifikime të rreme që mund të çojnë deri në prishje të çiftit. Dhe është e kotë të fshiheni pas justifikimit se nuk keni para: është gjithmonë e mundur t’i garantosh vetes çaste në çift, edhe pa harxhuar asnjë kacidhe.
Ja pra ku e keni në dorë recetën për ta zgjatur dashurinë përgjithmonë: faleminderit Internet!
/Veritas.com.al/