Vjen reagimi i parë nga SHBA në lidhje me rrëzimin e helikopterit me të cilin udhëtonte presidenti i Iranit Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm.
Një zëdhënës i Departamentit Amerikan të Shtetit thotë se Shtetet e Bashkuara po vëzhgojnë raportimet mbi ngjarjen, ndërsa shtoi se për aksidentin është vënë në dijeni edhe presidenti Joe Biden.
Irani dhe SHBA kanë pasur marrëdhënie të tensionuara prej vitesh, veçanërisht pas tërheqjes së njëanshme të SHBA nga një marrëveshje bërthamore me Teheranin në vitin 2018.
Shtetet e Bashkuara kanë mbështetur gjithashtu Izraelin ndërsa ky i fundit lufton me grupet e mbështetura nga Irani si Hezbollahu në Liban.