Stamboll (AFP) – Numri i të vdekurve nga rënia e një pallati në Stamboll u rrit në 17, ndërsa presidenti Rexhep Tajip Erdogan tha të shtunën se autoritetet kanë “nxjerrë mësime” nga incidenti.

Blloku tetë katësh në distriktin e Kartal në anën Aziatike të qytetit u rrëzua të mërkurën, por shkaku nuk është ende i qartë.

Erdogan te shtunën vizitoi vendin dhe tha se numri i të vdekurve ishte rritur në 17 me 14 të plagosur. Numri është rritur nga një numër prej 15 të premten me 13 të plagosur.

“Ne kemi një numër të madh mësimesh për të nxjerre nga kjo,” u tha presidenti gazetarëve. “Ne do të marrim masat e nevojshme”.

Dhjetëra nga grupet e shpëtimit punuan në vend, ndersa një vinç hoqi blloqe të mëdha prej betoni për të pastruar rrënojat për të kërkuar viktimat e mbetura.

Presidenti gjithashtu shkoi në spital për të biseduar me të mbijetuarit, dhe pastaj ndoqi funeralin e nëntë anëtarëve të një familjeje që humbën jetën e tyre në katastrofën.

Autoritetet turke thanë se 43 persona ishin te regjistruar që jetonin në ndërtesë.

Mediat turke thanë se tre prej tetë kateve ishin ndërtuar në mënyrë të paligjshme – një praktikë e zakonshme në metropolin e rreth 15 milionë njerëzve.

Kolapsi ka ngjallur kritika ndaj një amnistie të qeverisë qe u dha vitin e kaluar njerëzve të akuzuar për ndërtime të paligjshme – një masë e shpallur përpara zgjedhjeve komunale këtë mars.

Inxhinierët dhe arkitektët rregullisht kane dhene alarmin kundër kullave të paligjshme shtesë në ndërtesat që ata thonë se dobësojnë strukturën e ndërtimeve dhe i vënë ato në rrezik më të madh në rast të një tërmeti.

Një strukturë katërkatëshe në Stamboll u shkatërrua vitin e kaluar pas stuhive të dhunshme. Në janar të vitit 2017, dy njerëz vdiqën kur një ndërtesë tjetër u rrëzua në një pjesë të klasës punëtore të qytetit.

Veritas.com.al/