Komisioni i Sigurisë ka rrëzuar sot dekretin e presidentit Ilir Meta për kthimin në Kuvend të ligjit “Për Policinë e Shtetit”. Sipas mazhorancës, argumentimet  e Kreut të Shtetit nuk qëndrojnë.

Deputetja e PS, Antonenta Dhima ka dhënë argumentet e saj kundër këtij dekreti, duke thënë se presidenti ka ecur me teori subjektive dhe konspirative.

“Është e qartë që jemi në harmoni të plotë me detyrat e shtetit në kohë zgjedhjesh, në përputhje me parashikimet e kodit zgjedhor.

Nuk ka prapaskena të prezumuara. Në komentet e tij Presidenti ka ecur me teori subjektive dhe konspirative”, u shpreh deputetja Dhima.

Ndërkohë ministri i Brendshëm, Sandër Lleshaj tha se ligji është sjellë sepse ia detyron kodi i procedures. Ndërkohë ai tha se praktika të tilla ka në shumë vende të BE.

“Një drejtor i policisë në një land të Gjermanisë ka autorizim të futet në ambient privat dhe të vendosë një përgjues. Ne këtu nuk e kemi.

Policia shqiptare ka sot më pak atribute në krahasim me vendet e tjera të BE”, tha ministri.

Ndërkohë deputeti i opozitës në parlament, Myslim Murrizi deklaroi se do të votojë pro dekretit të presidentit dhe kundër ligjit, pasi sipas tij ky ligj bie ndesh me kushtetutën.

VERITAS.COM.AL/