Nga: Mauro Indelicato
Një masë që nxitojnë të specifikojnë nga Uashingtoni, nuk është një emergjencë, por që me siguri nuk mund të mos shfaqet si një tregues i tensionit në rritje të këtyre ditëve në Lindjen e Mesme. Në veçanti, SHBA në orët e fundit ka urdhëruar evakuimin e personelit amerikan që konsiderohet “jo i domosdoshëm” nga Iraku. Masa ka të bëjë edhe me ambasadën amerikane në Bagdad dhe me konsullatën në Erbil: “Ftohen ata që janë te interesuar nga njoftimi – thotë një shënim i Departamentit të Shtetit – të marrin një fluturim civil sa më shpejt që të jetë e mundur”.
një vendim i papritur
Gjithçka ndodh në ditë vendosmërisht delikate për Lindjen e Mesme. Më 2 maj hynë në fuqi sanksionet e reja amerikane kundër Iranit, të cilat, ndër të tjera, parashikojnë sanksione për ato vende që demonstrojnë akoma se janë në biznes me Teheranin. Edhe shmangiet që u janë dhënë disa vendeve, përfshirë Italinë, për mundësinë e importimit të naftës iraniane anulohen dhe Irani në të vërtetë rrezikon të mbetet i izoluar nga pikëpamja ekonomike. Përgjigja e qeverisë së Presidentit Hassan Rouhani ka të bëjë me mosrespektimin e disa pikave të marrëveshjes mbi energjinë bërthamore, me vendin aziatik që megjithatë ndjehet i cliruar nga një pjesë e mirë e paktit te nënshkruar me Obamën në 2016.
Nga ai moment, është një rritje e akuzave reciproke: Irani po e drejton gishtin kundër Trump, duke konsideruar se është goditur padrejtësisht nga sanksionet që kërcënojnë të rrëzojnë ekonominë. Shtëpia e Bardhë, nga ana e saj, konsideron se qeveria e Teheranit është përgjegjëse për rritjen e tensioneve në Gjirin Persik, posaçërisht pas sabotimit të disa petrolierave saudite dhe emiratine, të cilat sipas Uashingtonit janë frut i një veprimi iranian.
Vendimi për të larguar personelin amerikan nga selite operative te përfaqësimit në Irak, duhet të shihet në kontekstin e tensionit aktual . Rekomandimi, i përfshirë në shënimin e Departamentit të Shtetit të SH.B.A.-së, për të “evituar strukturat amerikane në vendin arab dhe për të qenë te vetëdijshëm për evoluimin e mundshëm të ngjarjeve”, thekson drojën për përshkallëzimin e mundshëm ose sulmet kundër objektivave amerikanë në Irak,aty ku veprojnë ne funksione anti-ISIS edhe grupe të ndryshme drejtpërdrejt ose tërthorazi që i atribuohen Iranit. Vendimi i qeverisë amerikane erdhi pavarësisht se komanda e koalicionit anti-terrorist të punësuar në Siri dhe Irak certifikon “mos rritjen e rreziqeve në zonë për objektivat sensibël të Perëndimit”. Për ta afirmuar këtë, në veçanti, është zëdhënësi britanik i forcave ndërkombëtare të pranishme në Lindjen e Mesme, Chris Ghika, i cili, pak pas kësaj, mohon megjithatë të kete divergjenca me linjën e qeverisë amerikane.
Bagdadi përpiqet të ndërmjetësojë
Ndërkohë, kryeministri irakian, Adel Abdul Mahdi, i cili gjendet në Ankara këtë të mërkurë për një takim me Presidentin turk Erdogan, përpiqet ti hedhe ujë zjarrit: “As SHBA as Irani nuk duan luftë, të dyja janë vende miqësore të Irakut dhe për këtë arsye ne përpiqemi të angazhohemi në dialog me të dyja palët, “thotë shefi ekzekutiv i Bagdadit.
Por tensioni megjithatë po rritet dhe pikërisht Iraku mund të jetë në pozitë të pakëndshme për të gjetur veten midis dy zjarreve të kundërta. Edhe pse është pikërisht në vendin arab, qe siç u përmend më lart, në funksionin anti-ISIS, forcat ndërkombëtare të udhëhequra nga SHBA dhe milicitë afër Teheranit kanë gjetur më shumë se një herë pikat e kontaktit gjatë luftës ndaj kalifatit.
Veritas.com.al/