(FOTO: Salla plenare e Komisionit Europian per Demokraci me ligj- Komisioni i Venecias)

/ Nga: Veritas.com.al/

Pasi u ndalua nga Gjykata Kushtetuese, Vettingu mbeti pezull pak kohë,  duke shkaktuar grindje në politikë dhe në ligj. Ambasadori i SHBA dhe i BE mallkuan gjykatën, por edhe opozitën.

Pastaj Vettingu doli për t’u nisur drejt Komisionit të Venecias.

Në atë moment kryetari i Gjykatës Kushtetuese hodhi një bombë për gjithë situatën. Shikoni!- tha ai- ndryshoni sistemin, ndryshoni sistemin politik që i prodhon të gjithë anomalitë, sepse  gjykatat nuk ua kanë fajin.

Në momentin që Vettingu u nis drejt “Venecias” doli se atje mbërriti i sakatuar. Dikush nga ata të BE-së e kishte përkthyer mbrapsht duke i hequr atë që kishte thënë Kuvendi këtu. Ai që e kishte sakatuar Vettingun, ai i BE-së, u zhduk “me pushime verore” tani në Dhjetor.

Prapë ambasadori i SHBA, pa i parë syri sa shkelje ligji me drogën e me krimin ka këtu- u ngrit e mori në mbrojtje kolegen e tij prej BE-së.

Katrahurë!

Më në fund ligji i Vettingut kthehet përsëri në Gjykatë Kushtetuese në Tiranë. Komisioni i Venecias publikoi sot opinionin, që i përgjigjet disa pyetjeve të drejtuara nga Kushtetuesja.

“Venecia” thotë se Gjykata Kushtetuese nuk mund të përjashtohet nga e drejta për të shqyrtuar nëse ligji është në përputhje me kushtetutën.

“Është Gjykata Kushtetuese e Shqipërisë që do të thotë fjalën e fundit për interpretimin e Kushtetutës dhe të përputhshmërisë së ligjeve kombëtare” theksohet në opinionin e Komisionit të Venecias.

Përsa i përket ndikimit të organeve në vartësi të ekzekutivit në procesin e rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, “Venecia” shprehet se procesi mbetet nën juridiksionin e Komisionit të Vlerësimit dhe Komisionit të Apelit. “Në këtë bazë, mund të arrihet në përfundimin që sistemi që sjell ligji i Vetting-ut interferon,  siç duket, me pushtetin gjyqësor”.

/Veritas.com.al/