Dr. Sebastian Gorka, ish Editor i Breitbart News dhe aktualisht asistent  zëvendës në administratën e presidentit Trump, i dha një goditje të mirë BBC-ë që e aujti administratën e Trump si “diktatoriale”.

Dr. Gorka u pyet nga BBC Newsnight me monitorues Emily Maitlis: “A ka problem për ju në qoftë se liderët në Europë dhe rreth botës mendojnë se Trump është një diktator?”.

Ish editori i Bretitbart dha këtë përgjigje: “Ka rëndësi për ne që populli në masë është rrëzuar përdhe në Nice. Populli po masakrohet në rrugët e Parisit, të Brukselit dhe ne nuk duam që kjo të ndodhë”- tha Gorka.

Ai vazhdoi duke thënë se “ Kjo është e rëndësishme për ne dhe për secilin që përdor gjuhën e zgjedhjeve të dobishme dhe demokratike, nga ku dalin përfaqësues dhe liderë të qeverisë. Këta kanë të drejtën reale që të ushtrojnë vullnetin shumë afër me popullin”.

/Veritas.com.al/