Këto janë pamjet që vijnë nga autostrada Tiranë-Durrës, ku qarkullimi është vështirësuar prej disa orësh për shkak të reshjeve intensive të shiut. Duhet rreth 1 orë, ndoshta më shumë për të lëvizur nga kryeqyteti drejt zonës së Durrësit.

Vetëm pak më herët mëngjesin e sotëm, Policia e Shtetit paralajmëroi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm nëse do të lëvizin në këtë aks rrugor, i cili është mbuluar i gjithi nga uji. Një furgon ka mbetur i bllokuar në anë të rrugës, në pamundësi të lëvizë dhe në pritje të karrotrecit, ndërkohë që edhe disa autoambulanca kanë mbetur në trafik.

Për shkak të rrezikut të lartë, ka një devijim të lëvizjes. Automjetet që vijnë nga jugu në drejtim të Tiranës, të qarkullojnë nga Rruga e Plepave për në Ndroq dhe nga rruga Rrogozhinë–Elbasan–Tiranë. Për në Durrës, kalimi do të bëhet nga rruga e Universitetit, në drejtim të Spitallës dhe në rrugën Tiranë–Elbasan–Rrogozhinë.

Komente

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *