Vrasja e Egli Progës, prokuroria e cilëson “vrasje nga pakujdesia”

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku, deklaroi në një konferencë për shtyp se policia e arrestoi në kohë rekord Denis Meçen, për “vrasjen me dashje” të Egli Progës, por ishte prokuroria ajo që ka kërkuar masë tjetër, atë të vrasjes nga pakujdesia.

“E ritheksoj, policia e ka referuar “vrasje me dashje” për organin e prokurorisë. Janë arrestuar edhe 3 shtetas të pranishëm ku ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Korçë. Nëse prokuroria ka kërkuar një masë tjetër nga ajo për të cilën policia ka kryer arrestimin, kjo është një çështje që as nuk na takon dhe as kemi tagrin ta komentojmë. Por, të pretendohet se Policia e Shtetit tentoi të fshehë ngjarjen apo rëndesën e saj, kur ne ia kemi dorëzuar drejtësisë autorin në kohë rekord, me motivin vrasje me dashje, kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme”, deklaroi Rrumbullaku.

“E ritheksoj, policia e ka referuar “vrasje me dashje” për organin e prokurorisë. Janë arrestuar edhe 3 shtetas të pranishëm ku ka ndodhur ngjarja dhe nuk kanë kallëzuar krimin. Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së parë të juridiksionit të përgjithshëm Korçë. Nëse prokuroria ka kërkuar një masë tjetër nga ajo për të cilën policia ka kryer arrestimin, kjo është një çështje që as nuk na takon dhe as kemi tagrin ta komentojmë. Por, të pretendohet se Policia e Shtetit tentoi të fshehë ngjarjen apo rëndesën e saj, kur ne ia kemi dorëzuar drejtësisë autorin në kohë rekord, me motivin vrasje me dashje, kjo është e papranueshme dhe e patolerueshme”, deklaroi Rrumbullak