Seanca e Kuvendit u ndërpre sot paradite. Shkak për këtë është bërë sjellja e deputetëve të Opozitës, të cilët zunë foltoren e Kuvendit. Kryetari i Kuvendit, Gramoz Ruçi ka përjashtuar kryetarin e PD-së Lulzim Basha nga seanca për ‘pushtimin’ e foltores.
Arsyetimi i opozitës për bllokimin e seancës ishte kërkesa për ‘vënien në rendin e ditës” të reformës zgjedhore.
Ruçi hodhi poshtë kërkesën e PD-së për debatin për komisionin e reformës zgjedhore po sot pasdite, ndërkohë që me votim u vendos që ky diskutim të shtyhej për javës tjetër.
“Jeni një mazhorancë fiktive, në aleancë me krimin. Kjo situatë nuk mund të vazhdojë gjatë. Mblidh Konferencën e Kryetarëve dhe vendos për një afat të arsyeshëm debati. Nuk mund të shtyhet debati për një javë. Shtyrja e debatit ka vetëm një qëllim, t’i mbyllësh gojën opozitës”, ka thënë Basha.
Veritas.com.al/