Deputetja Rudina Hajdari ka marrë fjalën në parlament. Ajo e nisi fjalën e saj me kritika ndaj socialistit Damian Gjiknuri.

“Doja të flisja për një kërkesë që deputeti Damian Gjiknuri ka bërë që më duket e pavend.

Duhet të kemi parasysh që ata deputet që ishin në parlament s’janë më, pra ju e keni bërë atë marrëveshje me ata, jo me ne. Po më vjen keq që deklaratat e Gjiknurit ishin shembull i keq për këtë sistem partiak. Gjiknuri pa pikë turpi i shtriu dorën opozitës, dhe tha që ju duhet të bëni pjesë në komisionin e posaçëm të reformës zgjedhore.

Unë do t’iu them në mënyrë të hapur çfarë po ndodh .

E para propozimi i PS është një propozim sa për sy e faqe ndaj ndërkombëtarëve, këta thonë se ne po i bëjmë kërkesat po mundohemi t’i zgjidhim gjërat e t’i shtrijmë dorën opozitës”.

Ne duhet të kemi një ndryshim esencial në ligjin për financimin e partive. Duhet një organizim demokratik brenda partive. “-tha ajo.

Në replikën ndaj fjalës së socialistit Taulant Balla, ajo tha se ‘mes jush ka një marrëveshje, ju mbani PD-në dhe PD u man ju”.

Veritas.com.al/