“Kushtetuta e bën të qartë se martesa është midis burrit dhe gruas”

Nga: Manuela Gatti 

Treccani e bën një çështje gjuhësore. Sot dhe nesër, shpjegon Enciklopedia, Rumania voton për përkufizimin e “familjes” që përmbahet në Kushtetutë: duhet të vazhdojë të thotë “martesa midis bashkëshortëve” apo duhet të transformohet në një më neto “martesë midis burrit dhe gruas” ? Pyetja që do të përballen 18 milionë votuesit është pikërisht kjo, por është e lehtë të kuptohet se pasojat e votimit nuk do të jenë thjesht glottologjike.

Qëllimi i Koalicionit për Familjen, grupimi i OJQ-ve të mbështetura nga Kisha Ortodokse që ka propozuar referendumin, është të ndalojë që edhe në të ardhmen mund të legalizohen,bashkimet midis personave të të njëjtit seks, të cilat në asnjë rast nuk janë parashikuar nga sistemi juridik rumun. Nëse fitonn “po”, do të duhej një ndryshim i gjatë dhe i mundimshëm –modifikime kushtetuese për të pranuar martesat ylber.

Bukureshti vendos të inaugurojë keshtu instrumentin e demokracisë direkte: është hera e parë, në fakt, që nga fundi i regjimit të Nicolae Ceauescut në1989 që vendi mban një referendum të iniciativës popullore. Tendenca konservatore e popullsisë dhe ndikimi i fortë i fese bejne te mendosh se konsultimi mund të gjejë konsensusin e qytetarëve.Edhe pse shumica dërrmuese e partive politike dhe parlamentarëve jane shprehur në favor: Dhoma dhe Senati dhanë pëlqimin në muajt e kaluar respektivisht me 232 vota në favor dhe 22 kundër dhe 107 “po” kundër 13 “jo”. Pa llogaritur që për të propozuar referendumin, Koalicioni për Familjen, i krijuar vetëm 3 vjet më parë, arriti të mbledhë 3 milion nënshkrime (500 mijë ishte minimumi i kërkuar).Ne favor te modifikimit te Kushtetutes eshte edhe Partia Social Demokratike, formacioni i qendrës së majtë, në qeveri. Ndër të paktët kundër,eshte presidenti rumun, Klaus Iohannis, i cili prej shumë kohësh deklaroi se “askush nuk duhet të refuzohet për shkak se është ndryshe”. Organizatat qe merren me të drejtat e njeriut kanë nisur një apel për të bojkotuar votimin, por kuorumi i nevojshëm për referendumin që te konsiderohet i vlefshëm është vetëm 30%. Sipas faqes së internetit Politico, fletëpalosje për “po” kane qarkulluar në dyqanet ushqimore dhe shpërndare në transportet publike, aq sa do te kete në vazhdim hetime për shkeljen e mundshme të rregullave zgjedhore.

Kundërshtarët politikë pohojnë se qeveria ka kapur topin ne kercim, duke shfrytëzuar referendumin për të devijuar vëmendjen e publikut nga problemi i korrupsionit të shfrenuar në dhomat e pushtetit. Këtë verë, qeveria ka shtypur dhunshëm protestat kundër korrupsionit dhe kundër ndryshimeve në sistemin gjyqësor të paraqitur nga qeveria, duke përfshirë daljen në pension të disa magjistratëve pas nisjes se hetimeve mbi ta, ndër të tjereve,te udhëheqësit “dem” Liviu Dragnea,te disa ministrave dhe shumë funksionareve publikë. Vetëm disa ditë më parë, Parlamenti i BE-se i ka bere thirrje Bukureshtit të respektojë shtetin e se drejtes dhe pavarësinë e gjyqësorit.

Veritas.com.al/