Presidenti rus Vladimir Putin ka hequr nga detyra që mbulonte nga 2006 potentin prokuror të përgjithshëm Yury Chaika. Në vend të tij Igor Krasnov

Nga: Roberto Vivaldelli

Në Rusi ka një frymë ndryshimesh. Sipas raporteve nga agjencia e lajmeve Tass, Presidenti rus Vladimir Putin ka pushuar nga puna prokurorin e përgjithshëm të fuqishmin Yuri Chaika dhe në vendin e tij ka emëruar zëvendës kryetarin e komitetit hetimor, 44-vjeçarin Igor Krasnov.

Siç shpjegon nga zyra e shtypit e Kremlinit “Vladimir Putin paraqiti në Këshillin e Federatës Ruse kandidaturën e nënkryetarit të komitetit hetimor Igor Krasnov për postin e Prokurorit të Përgjithshëm Rus dhe propozoi shkarkimin e Yuri Chaika nga kjo detyrë për shkak të transferimit të tij në një detyrë tjetër ”. Chaika, 68 vjeç, ka mbajtur detyrën e Prokurorit të Përgjithshëm të Federatës Ruse që nga viti 2006.

Chaika ishte gjithashtu Ministër i Drejtësisë ndërmjet viteve  1999 dhe 2006. Në 2015, siç raportohet nga AGI, fondacioni antikorrupsion i kundërshtarit të Putin Navalny,ka akuzuar dy djemtë e Chaikas se kanë grumbulluar ilegalisht pasuri të mëdha me ndihmën e zyrtarëve nën komandën e babait të tij. Chaika ka hedhur poshtë akuzat. Pasardhësi i tij, Krasnov, po punon për organet gjyqësore të Rusisë që nga viti 1997. Që nga viti 2007, Krasnov filloi të punojë si hetues i lartë në komitetin e ri hetues që heton krimet e rënda dhe u emërua nënkryetar i agjencisë shtetërore në Prill 2016. Ai hetoi raste të shumta “me spec”, si komploti për të vrarë politikanin dhe biznesmenin Anatoly Chubais dhe vrasjen e Boris Nemtsov, i cili vdiq në 27 shkurt 2015 në Moskë.

Ky është ndryshimi i dytë rrënjësor në Rusi pasi,ne ditët e fundit, qeveria e kryesuar nga Kryeministri Dimitrij Medvedev dha dorëheqjen në ditën e fjalimit presidencial të Vladimir Putin në Asamblenë Federale për gjendjen e kombit. Kjo u njoftua nga Medvedev, i cili ka cituar nenin 117 të Kushtetutës. Presidenti rus keshtu ka rekomanduar Mikhail Mishustin, të ekstraktimit dhe formacionit ekonomik, si kandidat për rolin e kryeministrit, duke i lënë Dumes fjalën e fundit në merite te hyrjes se tij në detyrë.

A ëndërron presidenti rus të ndryshojë rregullat e lojës dhe të qëndrojë në pushtet për jetë? Hipoteza që direkt i interesuari, për momentin, ka dashur ti mohojë. Të Shtunën e kaluar Putin theksoi se Rusia nuk duhet të kthehet në epokën e vonë Sovjetike me sovranë në pushtet për gjithë jetën, të vdekur në detyrë pa një strategji të saktë të zëvendësimit. “Do të ishte shumë shqetësuese të ktheheshim në gjendjen që kishim në mesin e viteve 1980, kur drejtuesit e shtetit mbetën në pushtet, një nga një, deri në fund të ditëve të tyre dhe u larguan nga posti i tyre pa garantuar kushtet e nevojshme për një tranzicion të pushtetit. Prandaj faleminderit, por mendoj se do të ishte më mirë të mos ktheheshim në atë situatë, “tha ai para veteranëve të Luftës së Dytë Botërore në Shën Petersburg.

VERITAS.COM.AL/