Një aeroplan ushtarak Rus i ngarkuar me furnizime mjekësore la Mosken te mërkurën në rrugë drejt destinacioneve në Shtetet e Bashkuara për të ndihmuar në luftimin e pandemisë koronavirus, tha qeveria Ruse.
Aeroplani kargo i Forcave Hapësinore të Rusisë ka ngarkuar maska mjekësore për fytyrën dhe pajisje të tjera shëndetësore, tha ministria e mbrojtjes.
Presidenti i SHBA Donald Trump përmendi së pari ndihmat nga Rusia gjatë një konference shtypi në Shtëpinë e Bardhë të hënën.
“Rusia na dërgoi një aeroplan shumë të madh ngarkuar me gjëra, pajisje mjekësore, gjë që ishte shumë e bukur,” tha ai në një azhornim të përgjigjes së administratës ndaj krizës.
Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov tha se të martën Trump dhe presidenti rus Vladimir Putin kishin folur dhe se ndihma ishte duke u dërguar me mirëkuptimin se ndihma mund të jete reciproke pasi prodhuesit Amerikanë të kishin arritur prodhimin e pajisjeve mjekësore.
Zyrtarët Rusë të shëndetësisë raportuan më shumë se 400 raste të reja të Mërkurën, duke e cuar numrin e përgjithshëm të vendit mbi 2.800.
VERITAS.COM.AL/