Rusia kërkon ekstradimin e Svetlana Timofoeva, e cila u arrestua se bashku me dy shtetas të tjerë, pasi tentuan që të futen në ish-uzinën e armëve në Gramsh, në gusht të këtij viti dhe sulmuan dy ushtaret shqiptare, të cilët po ruanin uzinën.

Burime për gazetaren e Report Tv Keti Banushi, nga prokuroria e Elbasanit konfirmojnë se ka një kërkesë, por që ende nuk është çuar zyrtarisht në gjykatë, pasi po verifikohet bazueshmëria në ligj dhe konventa, pasi ka një procedim penal këtu. Kërkesa ka ardhur dy javë më parë.

Dy rusët  Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe ukrainasi Fedir Alpatov, 25 vjeç mbahen në burg që prej dates 20 gusht, ditë kur dhe ndodhi incidenti në uzinën e Gramshit. Mikhail Zorin u konfiktua me 2 ushtarët shqiptar që e pikasën, Albi Bici dhe Ardian Xhaka, ndërsa Svetlana Timofoeva dhe ukrainasi po qëndronin në një makinë “Chevrolet camaro” me targa ukrainase AX 6200 IP.

Të tre u vunë në pranga dhe akuzohen për “Goditja për shkak të detyrës”, “Dhënia e informatave sekrete”, dhe “Sigurimi i informatave”, kryer në bashkëpunim .

Si ndodhi ngjarja?
Dy rusët Mikhail Zorin, 23-vjeç, Svetlana Timofeeva, 33-vjeç dhe 25-vjeçarin ukrainas Fiodor Mihailoviç, po fotografonin ambientet në Uzinën e Armëve, teksa kane tentuar te futen brenda, u pikasën nga ushtarët shqiptarë të cilët u kanë bërë me shenjë që të ndalojnë. Ato nuk u janë bindur urdhrave të ushtarëve shqiptarë, ndërsa njëri prej tyre Mikhail Zori, i ka sulmuar me spraj kimik. Të tre u arrestuan nga policia, ndërsa u hetuan edhe si spiunë të shërbimit sekret rus. Në makinën me targa ukrainase, që po përdorej prej tyre gjatë qëndrimit në Shqipëri u gjetën 2 dronë, 4 celularë, 1 laptop, 1 kamer, karta memorie, 3 pasaporta, 2 aparate fotografikë, harta, të cilat u sekuestruan nga policia.