Me 93 vota pro, 24 kundër, misioni diplomatik rus është pezulluar nga Këshilli i OKB-së për të Drejtat e Njeriut në Gjenevë. Mes votave pro, renditen edhe Shqipëria me Serbinë.
Vendet që votuan “kundër” ishin Algjeria, Bjellorusia, Bolivia, Burundi, Republika e Afrikës Qendrore, Kina, Kongo, Kuba, Koreja e Veriut, Eritrea, Etiopia, Gaboni, Irani, Kazakistani, Kirgistani, Laosi, Mali, Nikaragua, Rusia, Siria, Taxhikistani , Uzbekistani, Vietnami dhe Zimbabve.
Megjithatë, 54 vende zgjodhën të mos mbështesin ose kundërshtojnë masën.
Abstenuesit përfshinin Indinë, Indonezinë dhe Brazilin.
Para votimit, aleatët dhe partnerët e Rusisë u rreshtuan për të goditur përpjekjen për ta larguar atë nga HRC-ja.
Ato përfshinin Kinën, Kazakistanin, Kubën, Korenë e Veriut, Iranin, Bjellorusinë, Venezuelën dhe Sirinë.
Ndërtimi i situatës
OKB-së i duheshin dy të tretat e shumicës për të pezulluar Rusinë.
Rusia bëhet vendi i dytë i pezulluar pasi OKB-ja votoi për të hequr Libinë nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut në vitin 2011.
Kjo, në përgjigje të shtypjes së dhunshme të Moammar Gaddaf-it ndaj protestuesve antiqeveritar.
Zyra e OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka verifikuar vrasjen e të paktën 1 mijë e 104 civilëve, duke përfshirë të paktën 96 fëmijë.
Agjencia e OKB-së për refugjatët ka raportuar se mbi 3.7 milionë njerëz janë detyruar të largohen nga Ukraina dhe të kërkojnë strehim jashtë vendit.
Ndërsa 6.5 milionë të tjerë janë zhvendosur brenda vendit.
Organizata Botërore e Shëndetësisë ka dokumentuar të paktën 64 sulme në objektet e kujdesit shëndetësor.
Vetë pushtimi përbën qartë krimin e agresionit dhe një shkelje flagrante të integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës, si dhe qëllimeve dhe parimeve themelore të Kartës së OKB-së.