Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, ditën e hënë tha se po shpërndan një informacion të ri për të mbështetur pohimet e veta se raketat që qëlluan dhe rrëzuan avionin e kompanisë ajrore Malaysia Airlines gjatë kohës së luftës në Ukrainë në vitin 2014, ishin lëshuar nga forcat e Kievit.

Në një konferencë për shtyp, ministria tha se një numër i serialit të raketave BUK u lëshuan për herë të parë dhe se ishin prodhuar dhe dërguar në Ukrainë gjatë epokës Sovjetike dhe nuk ishin kthyer më në territorin Rus.

Rusia ka mohuar çdo përgjegjësi se mund të ketë qëlluar aeroplanin dhe ka paraqitur një numër teorish , duke e drejtuar gishtin nga Kievi.

Veritas.com.al/