(Foto nga: AP Photo/Ebrahim Noroozi)
(AFP) Moska në fillim të vitit të ardhshëm do të presë udhëheqësit e Rusisë, Iranit dhe Turqisë për të diskutuar mbi konfliktin sirian, tha zëvendësministri i jashtëm rus, të premten, pasi Shtetet e Bashkuara paralajmëruan tërheqjen e trupave nga vendi.
“Është radha jonë të presim samitin … rreth javës së parë të vitit. Kjo do të varet nga agjenda e presidentëve “, tha Mikhail Bogdanov cituar nga agjencia e lajmeve Interfax.
Takimi do të jetë hapi i fundit në procesin e paqes në Astana – të ngritur në fillim të vitit 2017 nga Rusia dhe Irani, të cilët mbështesin regjimin e Presidentit Bashar al-Assad në Siri dhe mbështetës i opozitës së Turqisë.
Procesi i Astana-s u lancua pas ndërhyrjes ushtarake te Rusisë në Siri qe e anoi balancën në favor të regjimit të Damaskut. Ajo ka eklipsuar gradualisht një kornizë negociuese të sponsorizuar më herët nga OKB, njohur si procesi i Gjenevës.
Një delegacion turk që përbëhet nga ministri i jashtëm Mevlut Çavusoglu dhe ministri i mbrojtjes Hulusi Akar pritet të ndodhet të shtunën në Moskë për të diskutuar tërheqjen e 2,000 trupave amerikane nga Siria njoftuar javën e kaluar nga presidenti Donald Trump.
Ministri i Jashtëm rus Sergei Lavrov të premten nuk pranoi të komentojë mbi lëvizjen duke thënë se ai ishte “duke pritur që veprimet të ndjekin fjalët”.
“Amerikanët nuk bëjnë gjithmonë atë që premtojnë, mbi te gjitha” tha ai. “Uashingtoni qartësisht dëshiron të transferojë përgjegjësitë në terren tek partnerët e tij në koalicion.”
Takimi i fundit midis Vladimir Putinit të Rusisë, Hassan Rouhanit te Iranit dhe Rexhep Tajip Erdoganit te Turqisë u zhvillua në Iran në shtator mbi fatin e krahinës së Idlib-it mbajtur nga rebelet që mbizotëronte axhendën.
Trump në një njoftim shokues së fundmi tha se ai ishte duke tërhequr rreth 2.000 ushtarë amerikanë nga Siria, duke thënë se xhihadistët e Shtetit Islamik ishin mundur.
Veritas.com.al/