Kompania ajrore “Ryanair” ka nisur të martën fluturimet e saj në Shqipëri, ndërsa destinacioni i parë ishte Roma. Kjo është përshëndetur edhe nga kryeministri Edi Rama, i cili thotë se kjo kompani do të kryejë 200 fluturime në javë në 17 destinacione të ndryshe në botës.
“Kompania ajrore Ryanair ka nisur fluturimet prej ditës së djeshme në Shqipëri, me destinacionin e parë drejt Romës. 200 fluturime në javë në 17 destinacione”, shkroi Rama në Facebook.
Ky shtim kapaciteti në Aeroprtin e Rinasit është shprehur Rama do t’i shërbejë turizmit, por gjithashtu do të çojë në hapjen e vendeve të reja të punës.