Kryetari i Komisionit parlamentar për çështjet e Bashkimit Europian në Bundestag, Gunther Krichbaum, ia ka thënë dje në sy Edi Ramës se ‘hapja e bisedimeve me BE është e parakohshme’.

Me një status në ‘Facebook’, Krichbaum dha dhënë mesazhin e tij se hapja e negociatave për në BE për Shqipërinë është herët.

Por pak minuta më parë Rama nga Rinasi është shprehur se këtë gjë nuk ka ka thënë në sy Krichbaum por nuk mohoi se ai ka këtë mendim në lidhje me negociatat.

“Po e nis nga pjesa më e rëndësishme e pyetjes që ka të bëjë me parakushtet.  Në bisedën me të i kemi prekur të gjitha parakushtet. Nuk kemi pasur objektiv që ta marrim “PO”  të kancelares apo të deputetëve, ne jemi shumë të qartë sesi zhvillohet procesi.

Mund t’ju them që ai nuk ma ka thënë këtë gjë, por nuk është një surprizë për mua, por ai kështu mendon dhe është një nga qindra deputetë të Bundestagut që ka këtë mendim. Por mua  nuk më gjen të papërgatitur dhe as nuk më bën që të më ulet kënaqësia e rezultateve për këtë vizitë.”, u shpreh Rama teksa u pyet nga gazetarët për deklaratën e fundit të Krichbaum.

Po kështu Rama u pyet edhe nëse me kancelarja gjermane e pyeti në lidhje me hetimet për Saimir Tahirin. Por sigurisht kryeministri nuk iu përgjigj drejtpërdrejtë pyetjes dhe  theksoi se diskutuan në lidhje me reformat në sistemin e drejtësisë.

“Me kancelaren kemi folur ne detaje për të gjitha aspektet për raportet e progresit, për të pesta prioritetet, në mënyrë të veçantë për reformën në drejtësi dhe patjetër në procesin e bërë me Vetingun.”, u shpreh Rama.

Veritas.com.al/