Një polic i shërbimit në qendrën e votimit ka vrarë veten pak para mesnate, teksa kryente detyrënnë fshatin Dishnicë, Korçë në qendrën e votimin nr 3733.

Punonjësi i policisë Ameli Vila, rreth 50 vjeç është vetëvrarë me armën e shërbimit.

Burime nga policia bëjnë me dije se punonjësi i forcave të rendit, 50 vjeçari Vila ka qenë në krye të detyrës për të ruajtur objektin zgjedhor.

Në gjendje depresive për momentin Vila i ndodhur i vetëm në ambientet e jashtme të qendrës së votimit, ka vrarë veten me armën e shërbimit- njofton policia.

Ngjarjen e rëndë e kanë konstatuar patrullat policore të turnit të natës.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe nën drejtimin e Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë po punon për qartësimin e rrethanave të ngjarjes.

Veritas.com.al/