Ish-ministri i Brendshëm Saimir Tahiri, person nën hetim nga prokuroria, ka udhëtuar këtë të premte drejt Gjermanisë, vend anëtar i hapësirës Shengen- raporton Top Channel.
Burime konfidenciale konfirmojnë lajmin. Ky udhëtim vjen pas një heshtjeje të gjatë të ish-ministrit, që një ditë më parë mungoi në Parlament, ku emri tij doli përsëri në skenë.
Ndërkohë, burime të tjera shtojnë se ‘arsyet e udhëtimit janë familjar.
Dyshimet e Prokurorisë së Krimeve të Rënda se ish-ministri i Brendshëm, mund të largohet jashtë shtetit, duket se po faktohen. Udhëtimi i Tahirit jashtë Shqipërisë vjen në një kohë kur ai ka heshtur gjatë për gjetjen e patentave të tij në makinën e Orest Sotës, si dhe për akuzat që i ka ngritur Prokuroria si i implikuar në trafikun e drogës me grupin e Habilajve.
Veritas.com.al/