Ish-kryeministri Sali Berisha nuk tërhiqet nga vendimi për të qenë pjesë e parlamentit të ri, edhe pse i është kërkuar nga ndërkombëtarët të braktisë mandatin e deputetit pas shpalljes “non-grata” nga SHBA.

Në një intervistë për “Euronews Albania”, përballë gazetares Erla Mëhilli- ish zedhenese e tij, Berisha tha se do të mbrojë dinjitetin e tij por edhe sovranitetin e vendit, duke shkuar në Parlament.

Pyetje: Do të shkoni ditën e premte në parlament?

Berisha: Ditën e premte Sali Berisha do të jetë në parlament, në përputhje të plotë me vullnetin e popullit shqiptar. Unë nuk fshihem prapa dinjitetit, prapa sovranitetit. Unë bëj gjithçka për të mbrojtur dinjitetin tim dhe sovranitetin e vendit tim. Asgjë nuk mund të, në asnjë lloj rrethane nuk mund të më detyrojë mua që të shkelmoj mbi dinjitetin tim. Mandati është i parlamentit, nuk është i deputetit. Është mandati i një parlamenti të një vendi sovran. Unë s’bëj asgjë tjetër veç se i nënshtrohem sovranitetit.

Pyetje: Pra s’ka një tërheqje nga ana juaj

Berisha: Nuk mund të ketë një tërheqje