PS nuk do të negociojë me Berishën për Presidentin e ri, e madje nëse PD e zgjedh në krye të saj, do të ndërpresë cdo marrëdhënie me të. Deklarata vjen nga kryeministri Edi Rama në seancë plenare
Biologjikisht i urojmë jetë të gjatë. Me të vdekurin në mes të shpisë ne mos na ngatërroni dhe ne nuk e zgjedhim se kush e drejton grupin tuaj, apo PD nëse bëni zgjedhje të drejtoheni nga një i vdekur ne me PD do ndërpresim cdo marrëdhënie.” tha Rama.
“Nëse të dëshironim një kryeministër nga grupi ynë parlamentar, do e bënim. Nuk është ky qëllimi dhe duam realisht nëse është e mundur t’i japim Shqipërisë një President përtej PS. Nëse do kontribuoni, po të biem dakord bashkarisht për një person do e bëjmë. Por nëse del nga goja e të vdekurit do e bëjmë.”- vijoi mw tej kryeministri.