-Zoti Salvini në mënyrë të përsëritur ka thënë se ai kërkon të paraqitet në gjykatë-

Senati Italian ka votuar për të lejuar prokurorët që ta dërgojnë në gjyq liderin e të djathtës, Matteo Salvini me akuzën e bllokimit në det të emigrantëve.

Zoti Salvini, i cili kohët e fundit kryente detyrën e ministrit të brendshëm të Italisë, është akuzuar për bllokimin e e njerëzve në një anije të Sicilisë për disa ditë me radhë në muajin gusht 2019.

Rreth 116 emigrantë u mbajtën të mbyllur në bordin e Gregoretti për një javë.

Ditën e Mërkurë, një maxhorancë senatorësh votoi për dërgimin në gjyq të liderit anti- emigracion të League.

Zoti Salvini në mënyrë të përsëritur ka thënë se ai kërkon të shkojë në gjykatë. Ai iu tha anëtarëve të Dhomës se dëshiron ‘të tregojë botës” se politikat e tij mbi emigracionin “shpëtuan dhjetëra mijëra jetë”.

“Unë jam absolutisht i qetë dhe krenar për gjithçka kam bërë. Dhe unë do ta bëj përsëri sa më parë që të kthehem në qeveri”, tha ai.

Senatorët nga partia e tij League u larguan nga Dhoma sapo votuan ditën e Mërkurë.

VERITAS.COM.AL/