LONDËR (Reuters) – Ministri i brendshëm i të djathtës ekstreme të Italisë, Matteo Salvini, ka akuzuar Bashkimin Evropian se po përpiqet të mashtrojë Britaninë për Brexit për të cilin votoi, sipas ekstrakteve nga një intervistë gazete publikuar të shtunën vonë.

“Nuk ka objektivitet apo mirëbesim nga pala evropiane,” citohet Salvini të thoshte në një intervistë me gazetën Sunday Times të Britanisë.

“Përvoja ime në Parlamentin Europian më thotë ose detyrojini ose ata ju mashtrojnë”, shtoi ai.

Britania do të largohet nga BE më 29 mars të vitit të ardhshëm dhe kryeministrja Theresa May po përpiqet të bjerë dakord për një marrëdhënie tregtare afatgjatë me bllokun ose të finalizoje një marrëveshje tranzitore për të mbuluar periudhën menjëherë pas largimit te Britanisë.

Salvini i tha May-it t’i përmbahej parimeve të saj dhe të jetë e përgatitur të largohet nga blloku pa një marrëveshje – diçka që shumë biznese ja kanë frikën mund të çojë në kaos.

“Për disa parime nuk është nevoja të jesh fleksibël dhe ju nuk duhet të ktheheni prapa,” tha ai.

Më vete, gazeta citoi një ministër të qeverisë pa thënë emrin që thoshte se ushtria e Britanisë duhet të ishte gati të shpërndante ushqime dhe ilaçe nëse kishte vonesa në porte pas Brexit.

“Ka shumë plane te emergjencave civile rreth mundësisë së asnjë marrëveshjeje. Kjo nuk i frikëson kuajt,kjo është te jesh krejtësisht realist”, tha ministri.

Supermarketet, duke përfshirë edhe Aldin në pronësi Gjermane, gjithashtu po i kërkojnë furnitorëve që të mbajnë rezerva ekstra të mallrave si çaji dhe kafeja, njoftoi gazeta duke cituar një furnitor.

Salvini ka kohë që ka pasur një qëndrim armiqësor ndaj BE dhe ka fajësuar euron për perkeqesimin ekonomik te zgjatur të Italisë dhe tha se priste që ajo të pësonte kolaps.

Kohët e fundit, ai I ka bere presion vendeve te tjera të BE-së që të marrin më shumë emigrantë afrikanë që përpiqen të mbërrijnë në brigjet e Italisë.

Veritas.com.al/