Nga: CHRIS TOMLINSON/ Breitbart

Emri i ri për grupin formal të udhëhequr nga populisti ministri i brendshëm italian Matteo Salvini në Parlamentin Europian, i cili tani përbëhet nga 73 anëtarë, është shpallur.

Deputeti i PE Thierry Mariani i Rassemblement National bëri njoftimin të mërkurën per grupin e ri ne mediat sociale, duke thënë: “Identitet dhe Demokraci (ID) do të jetë emri i grupit tonë në Parlamentin Evropian për këto pesë vjet”.

Identitet dhe Demokraci (ID) përbëhet nga partitë e ish grupit të Evropa e Kombeve dhe Lirisë (ENF) së bashku me anëtarët e rinj nga Alternativa për Gjermaninë (AfD) dhe të tjerë që bashkuan forcat me Salvinin në fushatë përpara zgjedhjeve evropiane muajin e kaluar , Raporton Politico

Grupi i Identitet dhe Demokraci vjen pas muajsh të ndërtimit të aleancave te Salvinit në të gjithë kontinentin dhe ndërkohë që ai dhe kryeministri hungarez Viktor Orban premtuan të bashkëpunojnë për çështje të përbashkëta, partia e Orbanit Fidesz vendosi te mos bashkohej me Salvinin në fund të muajit të kaluar.

Grupimi i mëparshëm i Salvinit dhe partise se tij Lega ka qenë nje anëtare e ENF,qe ishte e udhehequr nga ish-Fronti Kombëtar (që u quajt Rassemblement National në fillim të këtij viti), por për shkak të fitores masive historike për Lega-n në zgjedhjet e këtij viti, grupi ID do të udhëhiqet nga eurodeputeti i Lega-s Marco Zanni, me eurodeputetin e Rassemblement National (RN), Nicholas Bay i zgjedhur si zëvendës.

Në një intervistë ekskluzive me Breitbart News vitin e kaluar, zoti Bay shprehu admirimin e tij për Salvini duke thënë: “Mendoj se Matteo Salvini është pa dyshim ministri i brendshëm i parë i angazhuar në Evropën Perëndimore që më në fund të trajtojë çështjen e emigracionit dhe të themi qartë se kjo është e mbaruar – që tani e tutje Italia nuk do të pranojë më emigracion te pakontrolluar “.

Që nga shpallja e fitores në zgjedhjet e Parlamentit Europian në Itali, Salvini është përqëndruar kryesisht në shtyrjen e axhendës së brendshme të Lega-s, e cila përfshin shumë politika, siç është zbatimi i taksës së sheshtë dhe shkurtimeve të tjera të taksave, të cilat më herët u refuzuan nga partnerët e tyre të koalicionit, Lëvizja 5 Yje.

VERITAS.COM.AL/