
Samiti i Brdo-Brijunit do të nisë punimet në ditën e dytë të saj, në Durrës.
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj ka mirëpritur liderët e Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani dhe Presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiç.
Në fokus pritet të jenë çështjet që prekin rajonin, si dhe proceset integruese të Ballkanit Perëndimor.
Temat e diskutimeve lidhen me bashkëpunimin rajonal, marrëdhëniet e fqinjësisë së mirë, integrimin evropian, Planin e Rritjes së BE-së, rininë dhe hartimin e politikave për mbajtjen e fuqisë së kualifikuar punëtore, sidomos të rinisë.
Ky samit pritet të dalë me konkluzionet përkatëse, të cilat konsiderohen si shtysë për rritjen e bashkëpunimit mes vendeve pjesëmarrëse dhe progresit të tyre.
Agjenda e samitit:
10:30-10:50 -Ceremonia zyrtare e mirëseardhjes.
Pritja e krerëve të delegacioneve nga Presidenti i Republikës, Sh. T. Z. Bajram Begaj, Presidentja e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, dhe Presidenti i Kroacisë Zoran Milanoviç.
Foto familjare.
11:00-13:00- Seanca plenare.
11:05- Fjala hapëse nga Presidenti Begaj.
13:00- Konferenca e përbashkët për shtyp e Presidentëve: Begaj, Pirc Musar dhe Milanoviç.
Komente