
Kryeministrja italiane Giorgia Meloni ka mbërritur në Samitin në Tiranë, “në Shtëpinë e Europës”, ku bëhen bashkë 47 liderë të botës.
Meloni dha një intervistë të shkurtër për gazetarët , ndërsa u ndal tek lufta në Ukrainë. Ajo theksoi se duhet të vazhdojë këmbëngulja për arritjen e një armëpushimi të pakushtëzuar,
“Duhet të këmbëngulim për një armëpushim të pakushtëzuar dhe për një marrëveshje armëpushimi”, tha ajo.
E pyetur për emigrantët dhe marrëveshjen me Shqipërinë, Meloni ritheksoi se puna vazhdon dhe se sipas saj kjo dëshmon që po shkon në rrugën e duhur.
“Puna po vazhdon dhe kjo tregon edhe shpejtësinë e funksionimit duke dëshmuar se jemi në rrugën e duhur”, shtoi ajo.
Komente